Përplasen tre automjete në superdradën Lezhë-Shkodër, katër të plagosur, një person i bllokuar në makinë

schedule15:29 - 21 Nëntor, 2023

schedule 15:29 - 21 Nëntor, 2023

Një aksident është regjistruar këtë të martë në superdradën Lezhë-Shkodër. Katër persona kanë mbetur të plagosur.

Ambulanca ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa policia ka vendosur perimetrin e sigurisë dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Një automjet ka përfunduar në kanal si pasojë e përplasjes së fortë. Një person u raportohet se mbeti i bllokuar në automjet, për gati 60 minuta dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të bërë të mundur daljen e tij.

/abcnews.al/