Dhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë nga 5 persona ka tronditur mbarë opinionin publikë, mes tyre dhe personazhe të njohur. Këtu mund të përmendim këngëtaren, Fifi, e cila ka bërë thirrje që protesta që do të mbahet nesër në Prishtinë, të organizohet edhe në Tiranë.
LEXO EDHE: “Më kanë ngacmuar seksualisht”, Dafina Zeqiri rrëfehet publikisht për herë të parë
“I bëj thirrje të gjithë atyre që janë marrë më mu merruni me çështje më të mëdha si përdhunimi i vajzave të mitura”, ka shkruar fillimisht Fifi.
Më tej, ajo ka ndarë edhe njoftimin e protestës, ku thuhet: “Solidaritet me Prishtinën, për mbrojtjen e vajzave dhe grave nga dhuna patriarkale, sheshi “Nënë Tereza” e mërkurë, 31 gusht, ora 18:00”.
Ky postim tashmë ka nisur të shpërndahet nga të famshëm shqiptarë në rrjetet sociale./abcnews.al