Vllaznia vazhdon me përforcimet për sezonin që sapo ka nisur. Drejtuesit e kuqebluve kanë nënshkruar me dy lojtarë të Akademisë.
Flori Spahija dhe Antonio Delaj do të vihen nën urdhrat e trajnerit Mirel Josa, të cilët kanë spikatur me të rinjtë. Spahija luan në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa Delaj aktivizohet në sulm.
Klubi shkodran u ka ofruar lojtarëve kontratë për 3 vitet e ardhshme, teksa lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Klubi i Futbollit Vllaznia përpos përpjekjeve për të sjellë në skuadër lojtarë sa më cilësorë për ekipin e parë, nuk e ka lënë pas dore asnjëherë edhe vëmendjen ndaj elementit të ri.
Si rrjedhojë, në kuadrin e investimit për të ardhmen, bëjmë të ditur se kemi firmosur me dy prej lojtarëve të spikatur të Akademisë tonë, Flori Spahija dhe Antonio Delaj. Të dy këta futbollistë kanë nënshkruar kontratat e para profesionale dhe do të jenë pjesë e KF Vllaznia edhe për tre sezonet e ardhshme”, njofton Vllaznia.
/f.a/abcnews.al