Chris Rock do të prezantojë “Oscars 2023”? Zbulohet vendimi i komedianit pas shuplakës që bëri bujë

schedule14:27 - 30 Gusht, 2022

schedule 14:27 - 30 Gusht, 2022

Për Chris Rock, rikthimi në “Oscars 2023” do të ishte si rikthimi në skenën e një krimi. Komediani 57-vjeçar ka rrëfyer se i kanë propozuar që të merrte pjesë në eventin e vitit të ardhshëm por ka refuzuar. Kjo deklaratë vjen pasi aktori Will Smith e goditi me shuplakë pas një shakaje që bëri për gruan e tij.

Will, i cili fitoi aktorin më të mirë më vonë në event, doli në skenë dhe goditi komedianin përpara se të kthehej në vendin e tij dhe t’i drejtohej: “Mbaje emrin e gruas sime larg nga goja jote”. Shakaja e komedianit ishte një referencë për filmin e vitit 1997 G.I Jane – ku luajti Demi Moore me flokë si Jada.

Në ndarjen e çmimeve të Akademisë në fillim të këtij viti, Will Smith doli në skenë dhe e goditi Chris Rock pasi ai bëri një shaka me gruan e tij, Jada Pinkett Smith.

Gruaja e aktorit kishte folur më parë për vendimin për të rruar flokët për shkak se vuante nga alopecia. Disa muaj më vonë, ylli i “King Richard” i kërkoi publikisht falje Rock në një video gati gjashtë minutëshe në YouTube. “Chris, të kërkoj falje,” tha ai. “Sjellja ime ishte e papranueshme”, shtoi aktori.

Will Smith dhe Jada Pinkett Smith mbërrijnë në Oscar më 27 mars.

/abcnews.al