Policia shqiptare njoftoi se Fatih Özer, themeluesi i Thodex, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar, u kap në Vlorë.
Abcnews.al, ka siguruar edhe fotografinë që policia shqiptare i ka dërguar autoriteteve përkatëse në Turqi për identifikim.
Drejtori i Përgjithshëm i Thodex në arrati, Fatih Özer është kapur në qytetin e Vlorës si rezultat i operacionit të kryer nga policia shqiptare.
Sipas informacioneve të marra policia shqiptare kapi Fatih Ozerin në operacionin që organizoi në orën 08:30.
Ndërkohë vazhdon marrja në pyetje e Ozerit pranë autoriteteve shqiptare. Mësohet se policia shqiptare ka ndaluar 2 persona të tjerë cilët mësohet se kanë qenë në kontakt me Fatih Özerin 3 muaj më parë dhe më pas i kanë lënë të lirë dhe kanë nisur ndjekjen.
Kanë nisur veprimet për ekstradimin e Fatih Özer. /abcnews.al/