SHQIPËRI – Është arrestuar super mashtruesi me paratë virtuale, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Faruk Fatih Özer. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i ABC, Aldo Kozarja, i cili raporton se shtetasi turk i akuzuar për mashtrim me qindra milion dollarë, ka qenë duke pushuar në një plazh në jug të vendit, kur i janë vënë prangat. Burime për ABC bëjnë të ditur se që prej kohës që ishte arratisur nga Turqia, Faruk Ozer, jetonte në vende të ndryshme, ndërsa së fundmi banonte në lagjen “5 maji” në Elbasan.
Lexo edhe: 40 mijë vite burg për bosin turk, kush është super mashtruesi që u arrestua sot në jug të Shqipërisë
Mësohet se Faruk Fatih Özer, ka qenë nën shoqërinë e një personi me iniciale E.H, i cili është arrestuar.
Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin.
Faruk Fatih Özer dyshohet se u arratis nga Turqia me 2 miliard dollarë, të cilat i kishte fituar duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”. Ai kishte mashtruar rreth 360 mijë përdorues të kompanisë së tij, ‘Thodex’.
/abcnews.al/