Kastrioti përforcohet në mesfushë, huazon lojtarin e skuadrës së njohur italiane

schedule09:40 - 30 Gusht, 2022

schedule 09:40 - 30 Gusht, 2022

Kastrioti nuk ka ndërmend të ndalet, teksa klubi krutan është shumë afër afrimit të radhës.

Sipas “Panorama Sport” raportohet se Kastrioti ka arritur marrëveshjen me Venezian për huazimin e Aron Kaçinarit.

Dje menjëherë 21-vjeçari ka dalë në stërvitje me Kastriotin në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës.

Bëhet fjalë për një mesfushor qendre me tipare ofensive, që mund t’i bëjë shumë punë skuadrës së Çelës. /f.a/abcnews.al