Marina Vjollca nis pushimet e para me të bijën, ndan foton e ëmbël: Me mrekullinë time

schedule08:35 - 30 Gusht, 2022

schedule 08:35 - 30 Gusht, 2022

Marina Vjollca ka nisur pushimet e para me Marget. Moderatorja ka publikuar një fotografi të ëmbël me vogëlushen nga bregdeti. Edhe këtë herë moderatorja është kujdesur që të mos i zbulojë portretin e plotë. “Pushimet e para të mrekullisë sime”, ka shkruar moderatorja krahas fotografisë.

Kujtojmë që në fillim të këtij muaji, moderatorja zbuloi se sapo kishte kaluar virusin bashkë me të bijën. Duke treguar simptomat që kishte përjetuar, ajo tha: “Në fillim pata dhimbje fyti, dhimbje koke dhe shumë dhimbje trupi. Për rreth 5-6 ditë pata 38-39.”, ka rrëfyer moderatorja.

Disa muaj më parë, gjatë një interviste televizive, moderatorja theksoi se do që ta rrisë vetë Margetin. “Jam nga ato mama që tentoj mos të kem një ndihmë, pra dua që Marget ta mbaj vetë, ta rris vetë.”, tha ajo duke shtuar se mundohet qe ta marrë me vete kur ka prova në punë. /abcnews.al