Një tufë prej 15 qensh sulmojnë një familje turistësh, dy fëmijë dhe babai të dëmtuar rëndë

schedule13:51 - 28 Gusht, 2022

schedule 13:51 - 28 Gusht, 2022

Sulmet e përditshme të qenve endacakë vazhdojnë në Greqi me fatkeqët që janë dhe fëmijë por edhe të rritur, duke krijuar një problem të madh dhe të pazgjidhshëm. Kësaj radhe, dy fëmijë nga Britania, 9 dhe 11 vjeç dhe babai i tyre 52-vjeçar,  mbetën të plagosur rëndë, pasi u sulmuan nga një tufë me 15 qen në Sousaki, Korinthia .

Sulmi ku përfshihej babai 52-vjeçar dhe dy fëmijët ndodhi më 13 gusht 2022 kur ata u sulmuan edhe nga 15 qen të egër Rhodesian Ridgeback, siç raportohet nga Daily Mail.

Babai i fëmijëve, Stamatis Kapatianos duke folur për Daily Mail tha: “Ne kishim ecur një kilometër në shtegun turistik përpara se qentë të na afroheshin. Reagimi im i parë ishte vendosja e trupit tim mes qenve dhe fëmijëve”.

“Në duar mbaja vetëm një çantë shpine me shishet e ujit të fëmijëve. E përdora për të ndaluar qentë derisa më kafshuan dorën aq fort sa më hodhën nga dora. Më pas më rrëzuan në tokë dhe filluan të kafshojnë. Mendova se do të vdisja” , tha ai.

Ai vazhdoi: “Vazhdova të pyesja veten: “Si mund të përfundojë kjo? Kam humbur vullnetin për të jetuar. Më dukej sikur nuk kisha forcë”.

Pasi 52 -vjeçari ka dalë “nga sherri ”, kafshët e egra kanë ndjekur tre fëmijët e mitur. 11 – vjeçarja Roxy dhe 9-vjeçari Danny kanë mbetur të plagosur në këmbë , ndërsa ky i fundit ka mbetur i plagosur në bel . Fëmija i tretë që ishte “i pranishëm” në incident, Tedi, arriti të shpëtonte .

“Kur pashë djemtë rreth 30 metra pas meje, më dha një arsye për të vazhduar. Më dha një lloj fuqie hyjnore ”, tha 52-vjeçari.

Stamatis Kapatianos me gjithë forcën që i kishte mbetur ndoqi tufën e qenve të egër dhe mundi t’i trembte. Më pas, të katër kanë arritur të hipin me shpejtësi në automjetin e tyre dhe të largohen nga vendi i ngjarjes. “Më është dashur të vozis për 20 deri në 25 minuta pa përdorur dorën e majtë. Ishte sfida më e vështirë e gjithë ditës”, shtoi 52-vjeçari.

Fëmijët sapo mbërritën në spital, iu dha ndihma e parë , ndërsa 52 -vjeçari iu nënshtrua një operacioni dy orë e gjysmë dhe u shtrua në spital për gjashtë ditë. Ai dhe gruaja e tij ngritën një padi javën e kaluar.

/abcnews.al/ 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!