Tornato Fusha, 20-vjeç dhe Bajram Cerkoja, 24-vjeç, janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se janë personat që kanë marrë pjesë në atentatin ndaj Alban Bruçit, që iu bë pritë mbrëmjen e 25 gushtit.
Të rinjtë po kërkohen nga Policia e Shkodrës dhe janë identifikuar dy ditë pas ngjarjes së rëndë.
Ndërkohë abcneës.al mëson se njëri nga dy rinjtë e shpallur në kërkim, konkretisht Tornato Fusha është i biri i ish-presidentit të Vllaznisë, Valter Fusha.
Para 2 vitesh, Alban Bruçi është konfliktuar për motive të dobëta me Tornato Fushën.
Ky konflikt dyshohet të jetë motivi pse Tornato Fusha dhe Bajram Cerkoja qëlluan me armë zjarri, mbrëmjen e datës 25.08.2022, automjetin që drejtohej nga Alban Bruçi.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 25 gushtit, rreth orës 21:30, në lagjen “Partizani” .
Autorët qëlluan me breshëri në drejtim të mjetit tip “Audi”, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 20 predha.
Asnjë prej plumbave nuk e ka kapur të riun, i cili ishte në makinë. Pas ngjarjes ai ka shkuar në polici, ku edhe ka denoncuar. Ndërsa në dëshminë e tij ka thënë se nuk i njeh autorët.
Alban Bruçi është person i njohur për policinë e Shkodrës pasi ka qenë i ndaluar nga policia si i dyshuar për tentativë vrasje ngjarje e ndodhur në 2016-en. Ai ka bërë një vit burg./abcnews.al/