Luciano Spalletti ka folur për zërat e fundit që çonin Cristiano Ronaldon te Napoli. Italiani ka deklaruar:
“Secili prej nesh do të dëshironte të kishte në koleksionin e fanellave, edhe atë Cristiano Ronaldos. Sidomos unë, që jam një koleksionues fanellash.
Do ta doja edhe më shumë nëse do të ishte fanella e Napolit. Kush trajner do të hiqte dorë nga mundësia për të trajnuar Cristiano Ronaldon?
Kam folur me presidentin De Laurentis dhe më ka thënë se nuk ka asgjë konkrete, kanë mbetur edhe pak ditë nga fundi i merkatos dhe më duket pak e vështirë që të kryhet një operacion i tillë”. / abcnews.al