Ballkani është skuadra shqiptare e momentit. Të besuarit e Illir Dajës ia dolën të shkruajnë historinë në një kompeticion europian, teksa arritën të kualifikohen ne grupet e Conference League, si asnjë skuadër tjetër nga kampionati i Kosovës.
Skuadra nga Suhareka është njohur tashmë edhe me kundërshtarët e saj në grupin G, teksa goglat e kanë vënë përballë skuadrave si Slavia Pragë, Cluj dhe Sivasspor.
Megjithatë, për të vijuar paraqitjet dinjitoze në Europë, drejtuesit po shqyrtojnë edhe disa opsione të vlefshme në merkato dhe së fundmi kanë shtuar organikën me një mbrojtës.
Bëhet fjalë për Leotrim Bekteshin, i cili vjen nga rradhët e norvegjezëve të Mjondalen ndërsa më parë 30-vjeçari është aktivizuar edhe me Iskra Borcice në Sllovaki. Ndërkaq, për t’u theksuar edhe eksperiencat e tij të mëparshme në Kosovë me kryeqytetasit e Prishtinës dhe me Gjilanin. Tashmë, me Ballkanin, Bektashi ka firmosur një kontratë dyvjeçare ndërsa menjëherë është vendosur në dispozicion të trajnerit Ilir Daja.
Ndeshja e radhës për Ballkanin është ajo e ditës së dielë në kampionat ndaj Dukagjinit ndërsa sfidën e parë në grupet e Conference League do ta zhvillojë më datë tetë shtator ku në shtëpi do të presë rumunët e Cluj.
/f.a/abcnews.al