Zuckerberg e pranon: Facebook censuroi rastin e djalit të Biden

schedule08:07 - 27 Gusht, 2022

schedule 08:07 - 27 Gusht, 2022

Facebook, siç pranoi Mark Zuckerberg, parandaloi gjatë periudhës parazgjedhore në 2020 përhapjen e një rasti që përfshinte Hunter Biden, djalin e Joe Biden.

Ky bllokim, tha gjithashtu Zuckerberg, erdhi pas paralajmërimeve nga FBI se materiali ishte dezinformim.

Është një rast që Tëitter e ndaloi plotësisht, vëren BBC, ndërsa Facebook thjesht nuk i dha ekspozim të mjaftueshëm. Të dy rrjetet sociale u kritikuan për atë që në thelb censuruan.

Email-et nga kompjuteri i djalit Biden treguan se Joe Biden, kur ishte nënpresident, ndihmoi marrëdhëniet e biznesit të Hunterit në Ukrainë.

Rasti u zbulua nga Neë York Post, disa javë para zgjedhjeve të fituara nga Joe Biden. Hard disku me të dhënat madje i ishte dorëzuar gazetës nga Rudy Giuliani, avokati i Donald Trump.

Gazeta kishte shkruar se laptopi, të cilin Hunter Biden e kishte lënë për riparim, kishte emaile për një takim mes Zëvendës Presidentit Biden dhe një oligarku ukrainas të energjisë, një takim që nuk ishte në orarin e zëvendëspresidentit.

Raporti çoi në akuza për korrupsion, të cilat nuk u vërtetuan, dhe nxiti një cikël publikimesh, të cilat rrjetet sociale prireshin t’i censuronin. Media të tilla si Neë York Times ose Ëashington Post fillimisht e panë çështjen me skepticizëm dhe vetëm më vonë pranuan se disa nga materialet duken autentike.

Pranimi i shefit të Facebook u bë në podkastin e Joe Rog , një komentator dhe prezantues me pozicione ekstreme, i cili ishte përjashtuar nga Spotify për retorikën e tij kundër vaksinimit.

“Anëtarë të FBI-së erdhën në grupin tonë dhe na thanë të ishim në vëzhgim. Ai shtoi se atyre nuk u ishte thënë asgjë konkretisht për Hunterin, por në Facebook ata besonin se çështja përputhej me atë që u ishte thënë”, tha shefi i Facebook. /abcnews.al