Presidenti rus, Vladimir Putin, ka rritur numrin e forcave të armatosura në Rusi me 137 mijë ushtarë.
Vladimir Putin nënshkroi sot një dekret për rritjen e përmasave të forcave të armatosura ruse me 137 mijë ushtarë, raporton agjencia e lajmeve ruse RIA Novosti.
Rritja e forcave të armatosura do të thotë se numri i trupave rusë do të shkojë në 2.04 milionë nga 1.9 milionë që ishte më parë.
Dekreti pritet të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm./abcnews.al/