Sulmi me raketa në stacionin e trenit, Rusia: Janë vrarë 200 ushtarë ukrainas

schedule14:11 - 25 Gusht, 2022

schedule 14:11 - 25 Gusht, 2022

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka deklaruar se në sulmin me raketa në stacionin e trenit në Chaplyne, në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës, ka vrarë shumë se 200 ushtarakë ukrainas dhe shkatërroi 10 njësi pajisjesh.

Nga ana tjetër, zyrtarët ukrainas thonë se të paktën 25 persona, përfshirë dy fëmijë, vdiqën në sulmin në stacion të mërkurën, që shënoi si ditën e pavarësisë së Ukrainës, ashtu edhe saktësisht gjashtë muaj që kur Rusia pushtoi vendin më 24 shkurt.

“Si rezultat i një goditjeje të drejtpërdrejtë nga një raketë Iskander në një skalion ushtarak në stacionin hekurudhor Chaplyne në rajonin Dnepropetrovsk, 200 punonjës të rezervës së Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe 10 njësi të pajisjeve ushtarake u shkatërruan gjatë rrugës për në Donbas ”, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë në një deklaratë të enjten. /abcnews.al