Të paktën 22 persona u vranë pasi rusët sulmuan me raketë një stacion treni në Ukrainë, në ditën që u shënuan 6 maj luftime që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.
Autoritetet ukrainase thonë se pesë nga viktimat e sulmit në qytetin lindor të Chaplyne u dogjën në një automjet. Mes të vrarëve është edhe një 11-vjeçar, raporton BBC, përcjell abcnews.al.
Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi sulmin në mes të një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ai tha se rreth 50 persona janë lënduar.
Rusia deri më tani nuk ka bërë asnjë koment. Moska ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar infrastrukturën civile.
Zelensky tha se mësoi për sulmin në Chaplyne, në rajonin e Dnipropetrovsk, ndërsa po përgatitej të fliste me Këshillin e Sigurimit, duke shtuar: “Kjo është se si Rusia u përgatit për takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”. “Katër vagonë pasagjerësh janë në flakë tani… numri i viktimave mund të rritet,” vazhdoi ai.
Në prill, një sulm në një tjetër stacion treni vrau më shumë se 50 njerëz .
Ukraina kujtoi dje përvjetorin e pavarësisë dhe Zelensky kishte thënë më parë se Rusia mund të bëjë diçka “mizore” për të ndërprerë festimet. /abcnews.al