“Trekëndëshi i vdekjes”, nuk duhet t’i shtypni kurrë puçrrat në këtë pjesë të fytyrës

schedule22:26 - 24 Gusht, 2022

schedule 22:26 - 24 Gusht, 2022

“Trekëndëshi i vdekjes” është një zonë rreziku në fytyrën tuaj ku nuk duhet t’i shtypni kurrë puçrrat, pasi pasojat mund të jenë serioze.

Përfshin gojën, hundën dhe hapësirën e vogël midis syve.

Sipas një artikulli të botuar në revistën Men’s Health, shtrydhja e puçrrave në këtë zonë shkakton më shumë sesa disa shenja.

“Të gjitha venat nën trekëndëshin e vdekjes mund të çojnë në sinusin shpellor, i cili ndodhet në tru”, thuhet në artikull.

Joshua Zeichner, një dermatolog në New York thotë se një puçërr e shtrydhur me duar të papastra mund të shkaktojë infeksion, i cili mund të depërtojë në gjak duke arritur drejt sinusit apo dhe të gjitha organet e tjera të trupit.

Edhe pse mund t’ju ​​duket absurde që shtrydhja e një puçrre mund të infektojë trurin, shanset që kjo të ndodhë nuk janë zero.

Nëse një infeksion arrin në tru, mpiksjet e gjakut mund të formohen të cilat mund të jenë kërcënuese për jetën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!