Kukësi synon të fitojë kupën e të forcojë mbrojtjen

schedule14:30 - 27 Maj, 2019

schedule 14:30 - 27 Maj, 2019

Kukësi synon ta mbyllë me sukses Superligën dhe të fitojë Kupën e Shqipërisë. Trajneri Ernest Gjoka dhe drejtori Nderim Nexhipi flasin për ndeshjet e mbetura dhe planet për Europën.

Vendi i dytë nuk është ende i siguruar, por është shumë pranë.

Gjithsesi, te Kukësi kjo nuk mjafton që trajneri apo të tjerët ta ndjejnë veten të sigurt, pasi presidenti Gjici gjithnjë kërkon maksimumin.

Në mungesë të titullit, trajneri Ernest Gjoka, ka një mënyrë sesi ta ruajë stolin.

Gjoka: “Unë mendoj që në bazë të rezultate, por edhe në bazë të një pune sepse unë normalisht sapo kam ardhur. Ky është muaji i dytë që kam filluar tek Kukësi, por mendoj se nëse arrijmë dhe marrin trofeun do arrij ato objektiva që i kam vënë vetes në momentin që kam ardh tek Kukësi. Pastaj do ulemi më Presidentin dhe do flasim”.

Kukësi është thuajse 100 për qind i sigurt për në Evropë.

A ka nevojë për përforcime?

Gjoka: “Po sigurisht! Ka nevojë pasi kemi probleme në repartin mbrojtës. Kemi shumë dëntimi dhe kemi nevojë të bëjmë ndërhyrje emergjente”.

Edhe drejtori sportiv Nderim Nexhipi flet për afrimet e mundshme.

Nexhipi: “Ekipin e kemi normal. Nuk do të ketë shumë largime dhe do të këtë të paktën dy ore tre afrime ne ekip, në ato vende që kërkon trajneri Gjoka. Shpresojmë më të mirën”.

Nexhipi ka qenë më parë lojtar i Partizanit, madje kapiten i tij.

Nexhipi: “Dhfrytëzoj këtë rast që ta uroj edhe një herë Partizanin për titullin kampion. Mendoj që kanë bërë sezon shumë të mirë”./ABC News Albania 24/7