Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, ka hedhur poshtë urimin e Presidentit Bjellorus, Aleksandër Lukashenko për Ditën e Pavarësisë, duke e quajtur atë cinik dhe duke kritikuar Minskun që lejoi Rusinë të organizojë sulme nga territori i saj.
“Lukashenko beson me të vërtetë se bota nuk e vëren pjesëmarrjen e tij në krimet kundër Ukrainës”, shkroi Podolyak në Twitter.
“Dhe kjo është arsyeja pse ai me cinizëm na uron një “qiell të qetë” ndërsa lejon që raketat vdekjeprurëse të na godasin”, shtoi ai.
Deklarata e Lukashenkos më herët të mërkurën ishte në kundërshtim me disa nga deklaratat e tij të fundit për mbështetjen për pushtimin e Rusisë ndaj fqinjit të saj. /abcnews.al