Boris Johnson ka mbërritur në Kiev në një vizitë të papritur në ditën e pavarësisë së Ukrainës.
Sipas mediave të huaja, kryeministri britanik është takuar me Zelenskyn.
“Ajo që ndodh në Ukrainë ka rëndësi për të gjithë ne. Kjo është arsyeja pse unë sot ndodhem në Kiev,” tha Johnson në një mesazh në Twitter.
What happens in Ukraine matters to us all.
That is why I am in Kyiv today.
That is why the UK will continue to stand with our Ukrainian friends.
I believe Ukraine can and will win this war. pic.twitter.com/FIovnqJGTS
— Boris Johnson (@BorisJohnson) August 24, 2022
Johnson përsëriti gjithashtu mbështetjen e tij për Ukrainën në ditën e pavarësisë së vendit.
“Mbretëria e Bashkuar do të qëndrojë pranë jush, për sa kohë të jetë e nevojshme. Unë besoj se Ukraina mund dhe do ta fitojë këtë luftë,” theksoi Johnson.
/abcnews.al