Zhaku bëhet nënë për herë të parë, ndan foton e ëmbël me të birin

schedule15:22 - 24 Gusht, 2022

schedule 15:22 - 24 Gusht, 2022

Inida Gjata, e njohur si Zhaku është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ka bërë me dije ajo përmes një fotoje që ka publikuar në rrjete sociale, ku shihet duke mbajtur fëmijën e porsalindur në krahë. Ajo nuk ka shkruar asgjë krahas postimit ndërsa urimet nga miqtë kanë qenë të shumta.

Më parë, kur zbuloi se ishte shtatzënë, Zhaku tregoi se do të bëhej me një djalë. Ndonëse nuk e ka zbuluar emrin e djalit, ajo është shprehur se ka dëshirë ta quajnë Amon që është një emër mbreti hebre. Kujtojmë që artistja jeton prej vitesh në Gjermani, së bashku me partnerin, Christian Kreuz.

“Christiani e ka një gocë dhe e donte çun. Edhe unë çun e doja se me çunat më ka ecur më mirë muhabeti. Emrin e kemi menduar dhe do ia vendosim Amon. Emër i vjetër hebre i një mbreti dhe më pëlqen sepse tingëllon shumë bukur. Është shumë i thjeshtë”, u shpreh ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!