Gerard Pique ka dalë hapur së fundmi me të dashurën e re, goxha më të re, ndërkohë që tani zbulohen prapaskena të tjera në lidhjen e tij me këngëtaren kolumbiane Shakira.
Ajo e ka përjetuar keq ndarjen dhe po zhvillon edhe takime me një psikolog, për ta kaluar këtë situatë.
Paparazzi Jordi Martin ka deklarua: “Ajo kurrë nuk e priste që Pique të ishte i tillë. Në fillim ishte një lidhje shumë e bukur, shumë intensive. Mes tyre kishte shumë pasion, por ndarja ka qenë shumë e dhimbshme për Shakirën”.
Sipas Martin historitë e tradhtisë së Pique nisën që nga viti 2016. “Unë e paralajmërova Shakirën gjatë një shfaqje televizive. I thashë kujdes, Gerard po shkon pas shpine”. / abcnews.al