Papa bën thirrje për t’i dhënë fund luftës, sulmon tregtarët e armëve: Delikuentë që vrasin njerëzimin

schedule11:45 - 24 Gusht, 2022

schedule 11:45 - 24 Gusht, 2022

Papa Françesku ka bërë thirrje për hapa konkretë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe për të shmangur rrezikun e një fatkeqësie bërthamore në termocentralin Zaporizhzhia.

IAEA, mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së, tha të martën se do të vizitojë uzinën e pushtuar nga Rusia në Ukrainë brenda disa ditësh nëse bisedimet për të pasur akses kanë sukses.

Rusia dhe Ukraina kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën se kanë qëlluar mbi objektin, më i madhi i këtij lloji në Evropë dhe të cilin forcat pro-Moskës e morën në dorë menjëherë pas pushtimit të 24 shkurtit.

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje që zona të çmilitarizohet.

“Shpresoj se do të ndërmerren hapa konkretë për t’i dhënë fund luftës dhe për të shmangur rrezikun e një fatkeqësie bërthamore në Zaporizhzhia”, tha Papa.

Ai i quajti gjithashtu tregtarët e armëve që përfitojnë nga lufta “delikuentë që vrasin njerëzimin”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!