Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Motrat gangstere nga Bilishti, Dezi dhe Xhesi bëheshin tapë dhe “ngrinin në këmbë” qytetin gjithë natën

schedule11:06 - 24 Gusht, 2022

schedule 11:06 - 24 Gusht, 2022

Dy motra u arrestuan ditën e djeshme nga policia në Bilisht, pasi në mënyrë të vazhdueshme kishin prishur qetësinë publike.

Lexo edhe: FOTO-EMRI/ Kjo është 27-vjeçarja që prishi qetësinë publike dhe fyeu policët bashkë me motrën në Bilisht, në 2018-n i dogjën makinën

Dezi Arapi dhe Xhesika Arapi, përkatësisht 27 dhe 23 vjeçe, kundërshtuan gjithashtu efektivët e policisë gjatë shoqërimit në komisariat, duke i sharë dhe ofenduar.



23-vjeçarja do të procedohet në gjendje të lirë, ndërsa dënimi për 27-vjeçaren nuk është bërë ende me dije.

Dy motrat udhëtonin gjatë orëve të vona të natës me makinë dhe nën efektin e akoolit bërtisnin, duke shqetësuar qytetarët, të cilët edhe i ofendonin.

Të rejat janë të njohura në qytetin e vogël të Bilishtit për sjelljen e tyre “gangstere”.

Ndërkohë, në vitin 2018-të Deizi Arapit i kanë djegur makinën tip “Smart”. Hetimet në atë kohë bënë me dije se djegia e mjetit mund të ishte bërë për hakmarrje mes vajzave.

Njoftimi i policisë për ndalimin e dy motrave:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetases D. A., 27 vjeçe, si dhe referuan materialet në Prokurori e filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen Xh. A., 23 vjeçe, banuese në Bilisht, Devoll, pasi, në orët e para të mëngjesit të sotëm, këto 2 shtetase kanë prishur qetësinë publike në qytetin e Bilishtit, duke u kthyer në shqetësim për banorët. Gjithashtu, gjatë shoqërimit për në Komisariat, ato kanë fyer dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë ushtrimit të detyrës. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!