Nuk ju binden fëmijët? Ekspertët rekomandojnë këtë metodë, ju duhen vetëm 10 minuta në ditë

schedule17:02 - 22 Gusht, 2022

schedule 17:02 - 22 Gusht, 2022

Shpesh fëmijët shfaqin episode të sjelljes histerike dhe të pakontrollueshme dhe është e vështirë për prindërit t’i qetësojnë. Ekspertët e sjelljes së të vegjëlve Dina Margolin dhe Christine Gallan, ishin njerëzit, këshillat e të cilëve i ndihmuan jashtëzakonisht shumë.

Ata japin kurse që ndihmojnë prindërit të merren me lloje të ndryshme të sjelljes së fëmijëve. Një nga pjesëmarrëset e atyre kurseve ishte Nina Wireman, e cila pas lindjes së fëmijës së dytë kishte probleme me sjelljen e fëmijës së saj të madh, i cili qante me orë të tëra.

Siç pranoi edhe vetë, Nina u hutua nga këshillat e ekspertëve, të cilët i thanë se duhej të kalonte 10 minuta në ditë vetëm me fëmijën më të madh, pasi në fakt ajo ishte në shtëpi me të dy fëmijët gjatë gjithë ditës. Megjithatë, Nina nuk ishte e vetëdijshme se nuk është e rëndësishme koha që kalon me fëmijën e saj, por mënyra se si ia kushton atë.

Ekspertet besojnë se është e nevojshme t’i kushtoni vetëm 10 minuta nga koha juaj gjatë ditës ekskluzivisht vogëlushit – pa telefon, pa punë shtëpie, pa vëllezër e motra dhe se gjatë kësaj kohe duhet të bëni aktivitetet që fëmija dëshiron vetëm.

Sigurisht, nëse keni më shumë kohë, duhet ta përdorni edhe për t’i kushtuar vëmendjen tuaj fëmijës dhe asaj që e argëton atë. Ata këshillojnë që fëmija të bëjë çfarë të dojë gjatë kësaj kohe. Në këtë mënyrë, do të zhduken mundësitë që fëmija të shprehë pakënaqësitë e tij.

Luani me lodra ose inkurajoni fëmijën të imagjinojë dhe të bëjë diçka krijuese. “Mund të kalojmë një sasi të madhe kohe me fëmijët tanë, por duhet të kujtojmë se koha cilësore është më e rëndësishme se sasia e kohës – tha Sarah Roberts, një nënë nga Pensilvania, e cila shpjegoi se 10 minutat që kalon me fëmijën e saj pa asnjë shpërqendrim përfshin mungesën e çdo kritike ndaj sjelljes së tij. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!