Qyteti antik i Butrinit 20 km nga Saranda është ndër asetet më të rëndësishme, që tregojnë lashtësinë e vendit tonë.
Me ndihmën e Eugert Hoxhës, ciceronit të Butrintit vendosëm të njihemi me zonën arkeologjike. Me historinë dhe mistikën e objekteve kryesore.
E parë që ndeshim është Kulla veneciane.
“Kulla veneciane është ndërtuar në mes të shekullit të 16 për të zëvendësuar funksionin, që kishte kalaja mesjetare e Butrinit, që ndodhej në “Akropolin e Butrinit” në kodrën qëndrore. U ndërtua nga garnizoni venecian, që sundonte në Butrinit dhe Korfuzin njëkohësisht”, tha Eugert Hoxha, ciceroni i Butrintit.
Kulla ka dhe një arkitekturë të jashtëzakonshme qëllimi ishte ti rezistonte sulmeve.
“Kati i parë i kullës është i mbushur me dhe. Ka kënde diagonal, që ti rezistojë goditjeve të artilerisë. Ka dhe dy kate banimi me dritare të vogla. Në këmbët e kullës Veneciane janë dhe rënojat e një kompeksi, terme romake. Ky është më I afërti me hyrjen dhe vjen nga periudha e shekullit të dytë pas Krishtit”, u shpreh Hozha.
Në Butrinit veç këtij termi janë zbuluar dhe 19 të tjerë. Ato kanë pasur funksion të ngjashëm me hamamet apo SPA-të e kohëve të sotme.
“Ky është kompleksi I ruajtur më mirë, shërbente për pastrimin, relaksimin, socializimin e qytetarëve të Butrintit romak. Ishte I përbërë nga disa dhoma, me një sistem ngrohje ku digjej qymyr dhe dru. Në zonën ku ndodhen shkallët e tanishme. Zjarri me kalimin e kohës ngrohte gjithë godinën. Ajri I ngrohtë dhe tymi I zjarrit kanalizohej në nivelin e dyshemesë së ngritur. Tani shohim dy nivele tek cepi I dhomës kryesore të termës ndodhet niveli I ngritur I dyshemesë. Ky sistem, quhet hipokaust që përkthehet mbi zjarr. Kishte dhe tubo argjile në muret e godinës dhe ajri ngrihej e ngrohte gjithë dhomën. Dhoma arrinte në një temperaturë 50-55 gradë. Qytetarët romakë nuk futeshin menjëherë në këtë dhomë, pasi zhvisheshin mbulonin trupin me vajra dhe futeshin tek dhoma e mesit, që është një dhomë e vakët me 30 gradë celcius. Ishte dhoma më e dekoruar,” tregoi Eugert Hoxha, Ciceroni i Butrintit.
Procesi i terapisë së lëkurës zgjaste shumë. Me qëllim evitimin e shokut temik ata qëndronin disa minuta në dhomën e vakët e më pas hynin tek ajo me temperaturë 55 gradë celcius.
“Pasi futeshin tek dhoma e nxehtë dhe fillonin procesin e djersitjes, njerëzit futeshin në vaskën e vogël gjysëm rrethore për tu shplarë. pastaj kalonin prapë tek dhoma e vakët për të ulur temperaturën e trupit që andej kalonin tek dhoma e ftohtë. Ndodhet në fund të termave e mbuluar me dysheme me shtesë plastike dhe çakull. Poshtë dyshemes është një mozaik bardh e zi me motive gjeometrike. Ishte pishinë me ujë të ftohtë për të mbyllur poret, pas pastrimit për të tonifikuar muskujt dhe sistemin kardiovaskular,” rrëfen Hoxha.
Ndërsa ndodhet kompleksi ku kryheshin pagëzimet, e ndërtuar në epokën bizantine.
“Pagëzimorja më e madhe ndodhet brenda katedrales, Agjia Sofia në Stamboll, e dyta më e madhe ndodhet në Butrint. E ndërtuar në mesin e shekullit të gjashtë mbi rrënojate një teme romake. Tre herë në muaj këtu kryeheshi rritet e pagëzimit. Futeshin në pusin e furnizuar me ujë të ngrohtë nga strukturat e mëparëshme të termave romakë. Kalonin në anën e majtë të strukturës tek dhoma tjetër e cila është e mbuluar me mozaikë. Pasi mbuloheshin me një rrobë të bardhë vazhdonin shtegun ceremonial për tek Bazilika e madhe e Butrinit ku ishte dhe komuniteti I krishterë, që I priste. Kemi një shfaqej grafike, këtë tabelë që tregon se si dukej dyshemeja e pagëzimores, kemi motive floreale, bimë, kafshë të gjitha të ngarkuara me simbologjinë e krishterë e numri 8. Numri 8 simbolizon Parajsën, fillimet e reja, simbolizon, Jezu Krishtin,” tregon ciceroni.
Në zemër të qytetit antik ndodhet teatri I ndërtuar në shekullim e tretë para Krishtit.
“I financuar nga të ardhurat që mblidheshin tek faltorja e hyjit “Asklep” e ndërtuar rreth shekullit të parë dhe të dytë pas Krishit. Struktura origjinale është e shekull të katër dhe të tretë, para Krishtit. Tempulli ndodhet mbi Teatrin. Teatri është ndërtuar në një fazë të mëvonëshme. Tani po qëndrojmë në një strukturë që mbulon orkestrën, zonën rrethore në qëndër të teatrit. I përdorim këto strukturat e drurit se rreth shekullit të katërt pas Krishit, se ka ndodhur një tërmet shkatërrues dhe zona u braktis. Mbi teatër ranë gurë. Ai u rizbulua në 1928 nga një ish-oficer italian dhe fillimisht dolën në pah shkallët.”
Ciceroni na tregon dhe si ka qenë arkitektura e teatrit me një kapacitet prej 2500 personash.
Në radhën e parë ulej paria e qytetit. Njerëzit më të rëndësishëm uleshin në qënder. Sipas shkallës së rëndësisë shpërndaheshin dhe në shkallët e tjera. Organizoheshin shfaqe teatrale, konkurse muzikore, mbledhje politike. Më vonë, kur Butriniti u kthye në qytet romak ka pasur dhe shfaqeje gladiatorësh, rrëfen Hoxha.
Veç eventeve të ndryshme argëtuese, kryhesh e rite të mistershme, pasi pranë teatrit ndodhej dhe tempulli.
Shumë nga aktivitete kishin të bënin me funksionet shëruese të tempullit. Ndodhte të përformoheshin shfaqe si pjesë e ritualit të pastrimit.
Kjo është Porta e Luanit, arkitektura e saj është shumë e veçantë dhe u ndërtua në përmasa të vogla për një qëllim.
Për të mbrojtur hyrjen në qytet, për të bërë më të vështirë hyrjen në qytet nga ana e sulmuesvë dhe më të lehtë mbrojtjen.
Mbërritëm në pikën më të lartë të qytetit antik.
“E quajmë Akropoli pjesa më të lartë e qytetit, rreth 44 metra mbi nivelin e detit. Pas nesh ndodhet kalaja e rindërtuar Veneciane. Mendohet se ka pasur dhe ambiente banimi. E fortifikuar me kulla e rindërtuar nga misioni arkeologjik italian bazuar në materialet origjinale dhe mbi planimetrinë origjinale. Tek kalaja përfshihet dhe muzeu I Butrintit, që u restaurua në 2005.”
Në muze ndodhen të dokumentuara faktet historike të këtij qyteti.
“Në ambientet e kalasë Veneciane ndodhet dhe muzeu arkeologjik. Ruhen mbetjet arkeologjike, të gjetura në Butrint dhe në zonat përreth. Objektet janë të lashta të paktën 3200 vjetësh, ka vegla pune, armë, monedha, pjesë statujash, bustesh të gjitha origjinale dhe me vlera të larta historikë. Ndalesa e pamungueshme është një fotografi përballë bustit të asaj që njihet si Dea e Butrinit, emërtimi i saj i parë, po në fakt bëhet fjalë për Perëndinë e Diellit, Hyjniun Apollon. Është imazhi më emblematik i antiktetit shqiptar dhe sidomos imazhi i Butrintit. Parku vizitohet masivisht në verë nga turistë vendas dhe të huaj. Drejtori Eri Sulo, tregon se punojnë shumë për mirëmbajtjen dhe vizitueshmëria është rritur. Kemi kaluar pritshmërit këtë vit. Në krahasim me gjashtëmujorine e parë të vitit 2021 kemi patur, 10.000 vizitorë, këtë gjashtëmujor kemi pasur 22.000 vizitorë,” sqaron drejtori i Parkut të Butrintit Eri Sulo./abcnews.al/


