Babai i Darya Dugina-s, Alexander Dugin ka dhënë një deklaratë për mediat pas vdekjes së vajzës së tij, nga shpërthimi i një bombe. Ai e cilëson ngjarjen si “një sulm terrorist të ndërmarë nga regjimi nazist i Ukrainës,” ndërsa shtoi se e bija u vra brutalisht përpara syve të tij.
“Ajo ishte një vajzë e bukur ortodokse, patriote, reporterë e luftës, eksperte për TV qendror dhe filozofe,” shtoi Dugin.
“Ne thjesht kemi nevojë për fitoren tonë. Vajza ime e sakrifikoi rininë e saj në altarin e saj. Kështu që ju lutem, arrijeni.”
Ndërkohë, kujtojmë se Ukraina ka mohuar të ketë gisht në vdekjen e Darya-s. /abcnews.al/