Djali i Dojna Memës dhe Vlashent Satës ka jo një, por dy emra

schedule15:16 - 22 Gusht, 2022

schedule 15:16 - 22 Gusht, 2022

Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë bërë prindër për herë të parë. Moderatorja e njohur ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e prezantoi me ndjekësit e tyre vetëm një ditë pas lindjes. Teksa ndau një video të ëmbël me të birin, Dojna zbuloi se djalin e tyre e kanë quajtur Nolan.

Mirëpo, bebi si duket ka dy emra, pasi më vonë postimit iu bë edit edhe Nolan iu shtua edhe emri Sol pra Nolan Sol Sata. Moderatorja zgjodhi Spitalin Amerikan për të sjellë në jetë vogëlushin e saj. Ajo ka falenderuar publikisht stafin për gjithçka që ata bënë që lindja të shkonte mirë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)