Luiza Gega ka mbërritur në Shqipëri, pasi u shpall kampione Europe në garën e 3000 metrave me pengesa. Me t’u ulur në Rinas ajo u pret nga personalitete shtetërore, ndërkohë që foli edhe në Supersport.
“Jam shumë e lumtur që pas viteve me sakrifica, ia dola. Është arritja më e madhe e imja. Besoja se do ia arrija, jo e sigurt medalje e artë. Nisa të besoja prej rezultateve që kisha marrë gjatë vitit.
Sporti ynë është i matshëm, kisha kohë të mira dhe shpresoja. Bëra një garë strategjike dhe doli si deshëm. Merita është e familjes dhe trajnerit, që kanë besuar dhe kanë qenë me mua në çdo sfidë dhe sakrificë timen
Edhe ne mund t’ia dalim. U ndjeva krenare për ngjyrat që përfaqësoj. Isha e vetmja shqiptare në Europian dhe mora medalje”, u shpreh Gega mes të tjerash. / abcnews.al

