Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar Rusinë kundër gjykimit të ushtarëve ukrainas të kapur gjatë rrethimit të Mariupolit, duke pretenduar se kjo do të rrezikojë negociatat, shkruan The Guardian.
Në fjalimin e tij të fundit, presidenti Volodymyr Zelensky tha se nëse “gjyqi absurd dhe i neveritshëm” i ushtarëve ukrainas zhvillohet në Mariupol, do të eliminojë mundësinë e bisedimeve me Rusinë.
“Nëse zhvillohet ai gjyq i neveritshëm, nëse njerëzit tanë futen në këto mjedise në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet, kjo do të jetë në kundërshtim me të gjithë rregullat ndërkombëtare.
Kjo do të jetë linja përtej së cilës negociatat nuk janë të mundshme,” theksoi Zelensky.
/abcnews.al