Mirlind Daku e ka nisur në mënyrë mjaft të mirë sezonin në Slloveni me skuadrën e Mura.
Sulmuesi ka shënuar katër gola në pesë ndeshje që është aktivizuar dhe është një nga shënuesit më të mirë të kampionatit për momentin.
Lojtari 24-vjeccar e shënoi golin e fundit në ndeshjen e djeshme kundër Bravo, madje ishte me vlerën e tre pikëve për Murën që fitoi 1-0. / abcnews.al