Veliaj shtron Iftar: Muaji i shenjtë, distancim nga çdo gjë e dëmshme

schedule13:06 - 26 Maj, 2019

schedule 13:06 - 26 Maj, 2019

Me rastin e Muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shtroi dje një darkë Iftari për udhëheqës fetarë dhe shpirtërorë të bashkësive shqiptare, anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë, ambasadorë dhe përfaqësues diplomatikë.

Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se ky muaj i shenjtë është edhe një distancim nga çdo gjë e dëmshme, që as Shqipëria dhe as shoqëria shqiptare nuk i meriton teksa shtoi se ky muaj është edhe një moment reflektimi për të gjithë, për të kuptuar që kjo shoqëri ka evoluar dhe rri në këmbë, falë tolerancës.

Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra tha se muaji i Ramazanit është muaji i drejtësisë dhe theksoi se një shëmbëlltyrë e këtij bashkëshërbimi frymor dhe fizik janë edhe të gjitha mensat sociale ku është shërbyer ndaj njerëzve në nevojë. /ABC News Albania 24/7