Oleksandr Usyk sfidoi pas fitores me Anthony Joshua një tjetër kampion bote, britanikun e tërhequr, Tyson Fury.
Ky i fundit u përgjigj menjëherë dhe thekson se mund t’i mundë brenda nate Usyk dhe Joshuan.
“Ishte një nga ndeshjet më të dobëta në historinë e peshave të rënda. Unë do t’i asgjësoja të dy brenda së njëjtës natë.
Bëni gati kalendarin, sepse Gypsy King është i përjetshëm dhe do të qëndrojë përgjithmonë”, është shprehur Fury. / abcnews.al