Donart Lubishtani është 18 vjeç, ka lindur në Malmo të Suedisë dhe luan si anësor i majtë. Ai debutoi me Kosovën U19 më 26 mars, në miqësoren që dardanët e vegjël fituan 0-2 përballë bashkëmoshatarëve të Shqipërisë.
Lubishtani ka luajtur me ekipet U17 të Malmos dhe Chievos, ndërkohë që verën e kaluar kaloi tek ekipi U18 i Interit (9 ndeshje). Adoleshenti është transferuar në Serie C te Catania SSD.
Lojtari shqiptar nga Ferizaj ka firmosur me ekipin italian, që falimentoi në muajin prill, ndërroi emrin dhe tani duhet të riniset nga Serie D, divizioni i katërt i futbollit italian.