Shpesh ekspertët kanë paralajmëruar përdoruesit për problemet e mëdha që mund të shkaktojë bateria e celularit nëse nuk përdoret siç duhet, por në shumicën e rasteve fjalëve të tyre nuk u është vënë veshi.
Mirëpo, një video nga Turqia ka tregon vërtetë rrezikun që mbartin bateritë e celularëve. Teksa një qytetar kishte shkuar për të rregulluar telefonin, bateria shpërthen në duart e teknikut, i cili detyrohet ta hedhë në tokë për shkak të nxehtësisë së madhe të lëshuar, raporton abcnews.al.
Për fat të mirë asnjëri nuk u lëndua, megjithatë është një provë e mirëfilltë që bateria e celularit mund të shkaktojë dëmtime të mëdha nëse shpërthen. /abcnews.al