Një konflikt i çastit i mori jetën 33-vjeçarit Madrit Ulqinakut, mbrëmjen e 17 gushtit në Elbasan.
Ngjarja ndodhi pranë një zone të banuar, në afërsi të stadiumit “Elbasan Arena.”
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar Horgito Peqini , 18 vjeç.
Pas një përplasjeje verbale mes viktimës dhe një grupi të rinjsh, 18-vjeçari nxori armën dhe qëlloi disa herë mbi Ulqinakun, duke e lënë të vdekur.
Lexo edhe: Video rrëqethëse, momenti kur familjarët e Madrit Ulqinakut mbërrijnë në vendin ku ai u vra
Mësohet se 33-vjeçari ishte baba i një fëmije. Pas ngjarjes autori dhe personat e tjerë u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që policia blindoi zonën.
Burime për Abc bënë me dije se kjo është tragjedia e dytë në familjen Ulqinaku, pasi në vitin 1997, në kohën e trazirave në Shqipëri është vrarë edhe vëllai i Madritit.
Ndërkohë nga ana e policisë nuk është bërë ende e mundur kapja e autorit të ngjarjes./abcnews.al/