Konfirmuan se do të bëhen prindër, Einxhel Shkira ndan foton e ëmbël me Dagz brenda BBV: Ishte thjesht një ëndërr

schedule08:24 - 18 Gusht, 2022

schedule 08:24 - 18 Gusht, 2022

Pasi konfirmuan se do të bëhen prindër, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz rrëfeyn gjatë një interviste televizive emocionet që përjetuan. Ata thanë se familjarët e pritën shumë mirë lajmin e ëmbël ndërsa Einxhel shtoi se e ka pasur të vështirë t’i tregonte të atiti, pasi nuk e priste një fëmijë kaq shpejt.

“Isha pak e ndrojtur, sepse asnjëherë babi nuk ka kërkuar nga unë që të jem vajza që martohet e bën fëmijë. Ai nuk e ka konceptuar që do të bëhem me fëmijë kaq shpejt. Ishte një emocion shumë i veçantë ndarja e këtij lajmi me të dhe ishte personi më I vështirë që mund tja thoja.”, tha ajo.

Së fundmi, Einxhel ka publikuar disa story me momente kur ajo dhe Dagz ndodheshin në shtëpinë e BBV.“Muaj më parë, unë e pashë këtë foto për herë të parë, më dha një ‘vibe’ të mirë dhe thashë ‘Uhh prindër të lezetshëm’. Por kur ishte vetëm një ëndërr, kush do e dinte që ky ‘vibe’ do të bëhej realitet”, tha ajo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!