Jack Maroney, drejtues qendre rehabilitimi për njerëzit nën varësinë e drogës, James Direda profesor dhe Henry Gros, janë autorë të librit biografik “Në lojë me Djallin”, i cili flet mbi jetën e tyre të vështirë, ku një pjesë të madhe të saj e kanë kaluar mes botës së drogës, kundravajtjes dhe krimit, alkoolit e bixhozit. Libri flet për kthesën me sakrificë që ndërmorën në jetën e tyre, për të dalë nga bota e krimit. Libri është në njëfarë mënyre një lloj leksioni dhe shprese, për të gjithë ata që kanë marrë vendimin për tu shkëputur nga kjo botë. Në bisedën e zhvilluar me gazetarin Mustafa Nano autorët thanë se libri ishte tragjik dhe se pasqyronte të gjithë vuajtjet që kishin kaluar familjarët e tyre për këtë shkak.
Mustafa Nano: Ishte një nga librat më të trishtuar që unë kam lexuar, ngjarjet aty janë vërtetë dramatike mirëpo në të njëjtën kohë pata një sensacion të cuditshëm, mu duk sikur jeta ime krahasuar me jetën tuaj ishte monotone dhe banale, si ju duket vëzhgimi im?
Jack Maroney: Nuk e di nëse në mendjen time është libër i mërzitshëm apo i trishtueshëm, unë më shumë do mendoja që është tragjik dhe me shumë vuajtje e nëse do kishte ndonjë aspekt që do e ndryshoja do ishte pikërisht ajo vuajtje që kaloi familja ime për shkakun tim. Vuajtja ime ishte e imja por ajo që kaloi familja ime ishte e një dimensioni më të thellë
James Direda: Unë jam në një linjë me atë që thotë Jack, është histori tragjike që kishte kaq shumë humbje, humbje jetësh të njerëzve, humbje potencialesh. Ne deshëm të tregonim historinë e vërtetë dhe elementin e shpresës brenda për ti treguar njerëzve brenda që ka shpresë për ndryshim.
Mustafa Nano: Një nga gjërat që më ka bërë përshtypje të vecantë në librin tuaj ka të bëjë me faktin që ju flisni për prindërit tuaj, për shokët tuaj dhe i nxirrni ata në një dritë jo fort pozitive, është e lehtë të shkruash për një baba jo të zakonshëm?
Jack Maroney: Nuk ishte e thjeshtë por ne menduam se duhet të tregonim atë që kishte ndodhur në të vërtetë, ndaj dhe rreziku që ndërmorrëm për të shkruar për jetën tonë, përfitimet do ishin më të mëdha se vetë rreziku i të treguarit të historisë tonë.
James Direda: Besoj se një nga gjërat që synonim të tregonim përmes historisë, ishte që ta tregonim pjesën e fëmijërisë tonë, si një nga gjërat që vendosi shpalosjen e historisë tonë./abcnews.al