Londra merr vendimin e pazakontë për shkak të thatësirës, nis nga 24 gushti

schedule12:19 - 17 Gusht, 2022

schedule 12:19 - 17 Gusht, 2022

Thames Water, kompania e ujit me bazë në Londër, do t’u ndalojë klientëve të saj përdorimin e zorrëve të ujit për vaditje nga 24 gushti, për shkak të thatësirës së zgjatur, shkruan Reuters.

Britania deklaroi zyrtarisht thatësirën në disa zona të Anglisë të premten, pasi korriku i këtij viti ishte më i thati në rajon për gati 90 vite, me temperatura që kaluan 40 gradë Celsius për herë të parë.

“Me parashikimin e ulët të reshjeve në muajt e ardhshëm, tani duhet të kalojmë në hapin tonë të radhës”, tha kompania në një deklaratë të postuar në faqen e saj të internetit.

“Gjithçka që po bëjmë tani do të ndihmojë në mbrojtjen e rezervave tona verën e ardhshme dhe do të ndihmojë mjedisin,” shtoi kompania.

Edhe disa kompani të tilla në Angli kanë marrë të njejtin vendim, i cili synon të parandalojë klientët e tyre që të përdorin ujin për të ujitur kopshtet e tyre, për të larë makinat apo për të mbushur me ujë pishinat.

/abcnews.al