Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Haradinaj reagon ndaj paralajmërimit të Vuçiç

schedule19:50 - 24 Maj, 2019

schedule 19:50 - 24 Maj, 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj paralajmërimit të presidentit serb për masa të ashpra ndaj Prishtinës, duke i bërë thirrje atij që të reflektojë. “Reflekto zoti Vuçiç! Është koha që të prezantosh vlera europiane dhe jo qëndrime të cilat i ke prezantuar në të kaluarën, qëndrime këto që kanë shkaktuar tragjedi dhe dhimbje”, ka deklaruar Haradinaj.

Në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka theksuar se, shteti i Kosovës është edhe shteti i serbëve të Kosovës, një shoqëri që, siç ka thënë ai, e ndajmë së bashku. “Neve na duhet shpresë dhe Kosova është gati për marrëveshje me të cilën pranohet realiteti i dy shteteve, në kufijtë ekzistues dhe me respekt reciprok”, ka shtuar Haradinaj./ABC News Albania 24/7

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!