Rusia prezanton “qenin” robot të armatosur me një granatahedhës, ekspertët: Prodhim kinez, blihet online

schedule16:56 - 16 Gusht, 2022

schedule 16:56 - 16 Gusht, 2022

Në shikim të parë duket si një vizion nga luftërat që mund të zhvillohen në të ardhmen. Një qen robotik, i armatosur me një hedhës grantash, i dizajnuar për të ndjekur dhe shpërthyer tanke.

Megjithatë, sipas asaj që po raportohet, me një shikim më të detajuar, ajo që u shit si një armë në ekspeditën e mbrojtës së Rusisë, është një ndihmues kinez për shtëpinë që kushdo mund ta blejë online për thuajse 3 mijë euro.

Shumë larg nga hedhja në erë e automjeteve të armatosura, qeni në fakt është i dizajnuar që të ndjekë një njeri si kafshë shtëpie, duke mbajtur ngarkesa deri në 3.1 kg, se afërsisht peshën e një granatahedhesi të pa ngarkuar.

Për t’i fshehur identitetin, qeni ishte veshur me një palë “pizhama” të zeza që i kamuflonin formën e verëtë, kur u prezantua me shumë krenari nga media shtetërore të hënën.

Megjithatë, njerëzit në internet mundën ta kuptonin se për cilin robot bëhej fjalë nga koka me formë gjashtëkëndëshi dhe nga dy kamerat-sy që dilnin nga rroba e zezë me të cilën ishte mbuluar roboti. Ata besojnë se bëhët fjalë për një ‘Go1’ Yushu Technology Dog që është prodhuar nga një kompani që mban emrin Unitree. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!