I hodhën bomba molotov dhe i shkrumbuan shtëpinë të vëllait, 43-vjeçari nuk i jepte lekë për alkool

schedule10:53 - 16 Gusht, 2022

schedule 10:53 - 16 Gusht, 2022

Një rast i paprecedent ka ndodhur më 15 gusht në periferinë perëndimore të Athinës.

Dy vëllezër i kanë djegur shtëpinë vëllait të tyre pasi ky i fundit nuk i jepte lekë për të blerë drogë dhe alkool.

Autorët kanë shkuar dy herë në shtëpinë e vëllait.

Herën e parë hodhën bomba molotovi dhe duke shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa herën e dytë përdorën bidona me benzinë dhe e dogjën deri në themel.

“Nëse nuk na jep lekë ne do të të djegim shtëpinë.”

Protagonist i ngjarjes është një 43-vjeçar, baba i katër fëmijëve dhe 2 vëllezërit e tij, raporton abcnews.al.

Gjithçka nisi në orën 10:30 të ditës së djeshme.

Siç ka raportuar viktima ai ka qenë në shtëpinë e tij në zonën e Zefyrios, kur dy vëllezërit e tij që jetojnë në Heraklion të Kretës trokitën në derë.

Ata ishin nën ndikimin e alkoolit dhe drogës dhe filluan t’i kërkonin atij para për të marrë pije dhe drogë.

43-vjeçari nuk pranoi duke u thënë: “Kam katër fëmijë dhe një grua për të ushqyer. Ikni, nuk iu jap asnjë qindarkë.”

Dhe më pas autorët, siç tha ai në Polici, i janë përgjigjur “Meqë nuk na jep lekë, do të të djegim shtëpinë” dhe janë larguar.

Pak më vonë ata janë kthyer dhe kanë hedhur bomba molotov në shtëpinë e vëllait të tyre. Viktima shoi menjëherë zjarrin dhe shkoi në polici për të paditur vëllezërit e tij, shkruan protothema.gr.

Arratisja dhe sulmi

Pasi kishte bërë padinë ndaj vëllezërve, 43-vjeçari mori fëmijët dhe gruan dhe u arratis në shtëpinë e një të afërmi, pasi ishte i frikësuar për jetën e tyre.

Teksa ndodhej në shtëpinë e të afërmit, ai mori një telefonatë nga fqinji i cili e lajmëroi se vëllezërit ishin ktheyr dhe e kishin rrethuar shtëpinë me bidona benzine. Ata i kishin vënë flakën dhe gjithçka që mbeti ishte hi./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!