Problemi nuk është Noizy…!

schedule10:13 - 16 Gusht, 2022

schedule 10:13 - 16 Gusht, 2022

Nga Edi Oga

Koncert madhështor i Noizy-t në Tiranë.

U kënaqën fansat!

U kënaqën pushtetarët që shtuan vota!

U kënaq Noizy dhe organizatorët!

Ata që e zbresin nivelin e diskutimit tek personazhi ‘Noizy’, e kanë gabim. Djaloshi është një biznesmen i cili ka aftësinë të mbushë një boshllëk, të plotësojë nevojat e fansave të tij për zbavitje dhe ‘role model’.

Noizy nuk përcakton me paramendim sisteme vlerash moralo-estetike, ai shet ofertën e tij artistike e cila absorbohet nga masat.

E vetmja gjë që bën Noizy, është tejkalimi i vazhdueshëm i vetes dhe konkurrencës së tij. Konkurrenca është gjithmonë e më vulgare, kështu që Noizy është i detyruar t’u përgjigjet me të njëjtën gjuhë e madje përtej.

Suksesi është i garantuar dhe fansat shtohen, sepse injoranca është gjeneralizuar dhe njeriu ka një prirje të lindur për të përqafuar më shpejt e më fort banalitetet.
Noizy nuk ka asnjë faj.
Noizy ka evoluar. E ka detyruar biznesi. E kanë detyruar turmat.
Noizy – 2011 – “Shooting Star”
“A m’beson kur t’them,
t’kam si yll me fat,
dhe kur bëhet terr,
ti ndriçon në çast”!
Noizy – 2021 – “100 Kile”
Eci ron si 100 kile
“Zbojm transport ner 100 kile
Puna paster nuk ka hile
E bardh a jeshile, e bardh a jeshile, e bardh a jeshile”

Përsa kohë droga “ecën lumë” nën kujdesin e shtetit të pushtetit, Noizy nuk ka asnjë faj për tekstet e tij. Përderisa nuk ka asnjë autoritet që të kontrollojë ato tekste, ai është në të drejtën e tij të recitojë ‘thagma’ të padëgjuara më parë!
Problemi nuk është Noizy…!/abcnews.al/