Disa janë të angazhuar që të shtrojnë tryezën për drekë, një pjesë tjetër i gëzohen mysafirëve që vijnë t’i vizitojnë, ndërsa vullnetarët kujdesen për nevojat që ata kanë. Janë persona që kërkojnë vetëm pak dashuri dhe pak përkujdesje që të mos ndihen të braktisur.
Kampi Veror “Shpresa” këtë vit ka një numër rreth 270 persona të ndarë në tre grupe ku një grup qëndron 15 ditë. Një punë e cila ka vështirësitë e veta, ndërsa kërkon edhe përkushtim të madh, por ajo që bie në sy është mungesa e mbështetjes sa duhet e institucioneve shtetrore.
Nga viti në vit shtrirja gjeografike e personave që bëhen pjesë e këtij kampi rritet, nuk mungojnë edhe vullnetarët nga vendet e ndryshme të botës
“Unë jam nga India, kam katër vite që jetoj dhe studioj në Itali. Në fillim kur erdha në këtë kamp kisha vështirëësi sepse nuk dija asgjë për vendin edhe pse është një fluturim aeroplani larg. Por vështirësitë kalohen kur bëhën me dashuri. Ku është dashuria nuk ka frikë dhe pengesat bëhën të padukshme. Do vija me kënaqsi edhe vitin tjetër këtu në Shqipëri. Sepse për mua është një eksperiencë e jashtëakonshme”, tregon Vikram Redituma, i cili angazhohet vullnetarisht.
“Është e lodhshme, por e bukur, një satisfaksion i jashtëzakonshem. Nuk ka vështirësi që të kuptohemi, pasi të ofrojnë shumë mundësi dhe dashuri, dhe atëherë çdo gjë bëhet e lehtë. Madje disa prej tyre dinë edhe të flasin ngapak italisht”, thotë Samuele Granzzini, gjithashtu vullnetar.
Luigj Mila, përgjegjës i kampit, thotë se bashkëpunimet nuk kanë munguar edhe nga famullitë e ndryshme.
Roza Daka ka 27 vite që gatuan në këtë kamp. Ajo e quan këtë punë një dëshirë dhe një plotësim të madh shpirtëror.
270 persona me aftësi ndryshe nga zona të ndryshme të veriut të vendit por edhe nga Tirana këtë verë kalojnë pushimet e tyre në Velipojë nën kujdesin e vullnetarëve dhe të drejtuesve të Kampit Shpresa.