“Po pushoj për gjendjen time mendore”, aktori i famshëm jep lajmin e keq për fansat

schedule14:11 - 14 Gusht, 2022

schedule 14:11 - 14 Gusht, 2022

Tom Holland ka bërë me dije se do të largohet për pak kohë nga rrjetet sociale. Në një video të postuar së fundmi në Instagram, Holland iu drejtua fansave të tij se po largohet nga rrjetet sociale për shkak të disa problemeve të shëndetit mendor. Tom Holland është një emër i njohur tashmë.

Ylli i “Spiderman: Homecoming” mori një popullaritet të jashtëzakonshëm nga roli kryesor që luajti në këtë film. Megjithatë, kjo duket sikur ka ndikuar si pozitivisht ashtu dhe negativisht për aktorin e famshëm, pasi i ka përshkruar mediat sociale si tepër stimuluese.

Tom Holland as Peter Parker aka Spider-Man

“Kam bërë një pushim nga mediat sociale për shëndetin tim mendor, sepse më duket se Instagrami dhe Twitteri janë tepër stimuluese, dërrmuese, fiksohem kur lexoj gjëra për mua, dhe në fund, është shumë e dëmshme për gjendjen mendore. Kështu që vendosa të bëj një hap prapa dhe të fshij aplikacionin.”, tha ai.

Tom Holland to focus on his career

 

/abcnews.al