Pentagoni e pranon se vijon hetimet për alienët

schedule12:51 - 24 Maj, 2019

schedule 12:51 - 24 Maj, 2019

Një zëdhënës i departamentit amerikan të mbrojtjes ka pranuar se Pentagoni vijon hetimet e tij për ekzistencën e alienëve. Kristofer Sherud pranoi se bëhet fjalë për një inciativë sekrete të qeverisë amerikane.

Pentagoni më në fund ka pranuar se edhe aktualisht po heton për alienët. Lajmi është konfirmuar nga një zëdhënës i departamentit amerikan të mbrojtjes, i cili foli për një iniciativë sekrete të qeverisë të emëruar Aatip. Kjo iniciativë ka drejtuar kërkime dhe hetime për fenomene ajrore jo të identifikuara. Pentagoni deri tani kishte thënë se AATIP ishte mbyllur që në vitin 2012, por zëdhënësi Kristofer Sherud pranoi se departamenti po heton ende për sinjalizimet sipas të cilave pretendohet ekzistenca e anijeve kozmike aliene. Sherud theksoi se Departamenti Amerikan i Mbrojtjes është i shqetësuar për identifikimin e çdo mjeti fluturues, dhe të çdo funksionaliteti të huaj që mund të përbëjë rrezik për vendin. Ai shtoi se do të vazhdojnë hetimet nëpërmjet procedurave normale për sinjalizimet e mjeteve fluturuese jo  të identifikuara, nga aviacioni ushtarak amerikan. E gjithë kjo sipas tij bëhet për të garantuar mbrojtjen e territorit amerikan ndaj faktorit surprizë nga ana e kundërshtarëve të vendit. /ABC news Albania 24/7