Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Biznesi familjar”, shisnin lëndë narkotike, arrestohen nënë e bir

schedule10:21 - 12 Gusht, 2022

schedule 10:21 - 12 Gusht, 2022

Nënë e bir janë arrestuar nga policia greke me akuzën e shitjes së lëndëve narkotike.

Së bashku me djalin e saj, gruaja i shiste drogë përdoruesve në Chania  dhe duke zhvilluar “biznesin familjar” kishin fituar para të konsiderueshme.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre mbrëmjen e së enjtes, policia gjeti 98.5 gram kanabis të papërpunuar, 85 gram kanabis të përzier me duhan, dy peshore elektronike si dhe sekuestruan 7220 euro Cash të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm.

Të dy u arrestuan dhe u dërguan në prokurorinë publike të Chania, i cili i ndoqi penalisht për posedim dhe trafik droge./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!