Paradoksi i “luftës” së shtatorit!

schedule10:08 - 12 Gusht, 2022

schedule 10:08 - 12 Gusht, 2022

Nga Edi Oga:

Ka vite që diskursi politik i verës, konkludon me premtime për ‘beteja të papara’ në Shtator!

Për hir të së vërtetës, gjendja aktuale ekonomiko-sociale është kaq e rëndë, sa një popull tjetër nuk do të priste Shtatorin për të luftuar për ndryshim! Ndoshta as populli ynë, nëse frymëzuesit do të ishin të tjerë.

Për dreq, ‘gjeneralët’ që ftojnë shqiptarët në luftë, janë po ata, ata të lodhurit, të vjetrit, të anatemuarit. Ata që mund të shtyjnë në zjarr një grusht besnikësh të tyre, por që e kanë humbur legjitimitetin dhe karizmën për të shtyrë shqiptarët të mbushin sheshet. Për më tepër, shqiptarët e kanë mësuar përmendësh manualin e përdorimit të pushtetit nga këta të dy, ndaj demotivohen.

Gjendja është paradoksale. Mbi 2/3 e shqiptarëve nuk e duan Ramën në pushtet. Mbi 2/3 e shqiptarëve nuk duan Berishën dhe Metën në pushtet! Sidoqoftë, shqiptarët shpresojnë që në Shtator të nisë lufta, por kësaj radhe betejën do ta bëjnë ‘gjeneralët’, në vetë të parë. Fizikisht.

Mbase kjo betejë ‘vret’ ndonjë nga ‘gjeneralët’ dhe hapet ndonjë vend për ndonjë ‘gjeneral’ të ri, që të mund të mobilizojë shqiptarët për luftë!

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!