EMRI/ I vërsuli “Pit Bull-in” një qeni endacak, kapet nga policia i riu

schedule13:05 - 11 Gusht, 2022

schedule 13:05 - 11 Gusht, 2022

Pas denoncimit të “Piranjave” ku shihej keqtrajtimi ndaj një qeni rruge, policia ka arrestuar autorin e kësaj ngjarje. Mësohet se i riu i quajtur Rexhep Mansaku është shoqëruar në komisariat me akuzën e keqtrajtimit të kafshëve.

Në një video denoncim të publikuar nga emisioni “Piranjat” i riu i vërsul qenin e tij të racës “Pit Bull”, një qeni endacak. Nga pamjet duket se si “Pit Bulli” e kafshon në qafë qenin tjetër duke i shkaktuar plagë.

Ajo që e bën edhe më prekëse videon është se pronari i “Pit Bullit” bashkë me disa persona të tjerë argëtohen nga ky dhunim i qenit endacak dhe madje skenën e rëndë e kanë filmuar.

Njoftimi i policisë:

Reagim i DVP Tiranë – Nxiti kafshët e tij shtëpiake (qentë) që të sulmonin njëri-tjetrin, filmoi pamjet dhe i publikoi në rrjetet sociale, identifikohet dhe procedohet penalisht 24-vjeçari.

Pas videos së publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqeshin disa qen që sulmonin njëri-tjetrin, ju bëjmë me dije se nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, bazuar në pamjet filmike, u bë identifikimi dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i shtetasit R. M.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. M., 24 vjeç, banues në Zallbastar, Tiranë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.

/abcnews.al/