Ekoturizmi është një nga paketat e reja për promovimin e turizimit në Vlorë. Prezantuar për herë të parë në qershor të vitit të kaluar, ekoturizmi që promovon vlerat turistike të zonave të mbrojtura synon që këtë sezon të joshë më shumë turistë të huaj dhe vendas. Aktualisht në qarkun e Vlorës janë disa zona të mbrojtura; Parku ujor Karaburun-Sazan, Parku Kombëtar i Butrinit, Parku Kombëtar i Llogarasë, fshatrat e Dukatit dhe Tragjasit. Tatjana Mehilllaj, përgjegjëse e menaxhimit në zonat e mbrojtura të Vlorës ka konfirmuar se këto paketa ekoturistike janë një risi për Shqipërinë. Sipas saj, synimi është afrimi i komunitetit me përdorimin e potencialeve të zonave të mbrojtura, duke garantuar ruajtjen e burimeve natyrore si dhe zhvillimin ekonomik të komuniteteve pranë tyre. /ABC news Albania 24/7
Ekoturizmi në Vlorë, qëllimi për të joshur turistë në zonat e mbrojtura
schedule16:00 - 23 Maj, 2019
schedule 16:00 - 23 Maj, 2019
